Terma të përgjithshëm
• TERMA TË PËRGJITHSHME PËR BLERJE ONLINE NË WEBSITE PERFECT FASHION

Këto terma të përgjithshme për blerjen online rregullojnë përdorimin e faqes www.perfectfashion.al (referuar në vazhdim si PF web) e cila është në pronësi të kompanisë Perfect Fashion e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) L61710043E me seli në adresën: Tiranë Farkë, LUNDËR, Lundër, rruga nacionale Tiranë-Elbasan, TEG, kati 0 dhe gjithë klientëve (referuar në vazhdim si Blerësi) që dëshirojnë të kryejnë blerje nga markat e menaxhuara nga kjo kompani të cilat janë : TIMBERLAND, SAMSONITE, GUESS, REPLAY, TOMMY HILFIGER, HAVAIANAS për femra,meshkuj e fëmijë nëpërmjet faqes së internetit www.perfectfashion.al

• 1.QËLLIMI I DOKUMENTIT
Këto kushte të përgjithshme aplikohen në blerjen e të gjitha artikujve të markave të Perfect Fashion nëpërmjet PF web nga blerësit i cili duhet të jetë në moshë madhore mbi 18 vjeç për të kyer nje porosi. Porosia dëgohet/shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.
Perfect Fashion ruan të drejtën e anullimit të porosisë apo llogarisë së klientit nëse konstatohen spekullime, keqpërdorime me shërbimin e ofruar.
Perfect Fashion nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, web të ndryshme, etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
• 2. LIMIT NË BLERJE
Për arsye sigurie blerjet me vlerë mbi 120,000 lekë dhe mbi 30 artikuj nuk do të mund të bëhen.
• 3. ÇMIMET
Çmimet e aplikueshme në blerje janë ato të publikuara në PF web në ditën dhe orën që do të kryhet blerja. Çmimet janë të detajuara për secilin artikull dhe kanë të përfshirë në të TVSH (tatimin mbi vlerën e shtuar) sipas ligjeve, por jo taksa të tjera. Vlera e kostos së transportit do t’i bëhet me dije blerësit në mënyrë të detajuar në momentin e kryerjes së porosisë.
• 4. PAGESA
Pagesa do të bëhet në fund të mbylljes së procesit të blerjes.
Mënyrat aktive të pagesës për blerjen e bërë nëpërmjet PF web janë ato të:
• CASH në dorëzim të mallit
• Transfertë bankare në numrat e llogarive të Perfect Fashion të cilat do t’i bëhen me dije blerësit në momentin e mbylljes së porosisë.
• 5. SHPËRNDARJA & DORËZIMI
Shpërndarja do të bëhet brenda periudhës kohore prej 3-5 ditësh pas konfirmimit të porosisë. Klienti është i detyruar të japë të dhëna të vërteta, të sakta e të detyrueshme për pranimin dhe dorëzimin e porosisë.
Perfect Fashion nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga ofruesi i transportit, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
Dorëzimi do të bëhet në adresën që klienti do të deklarojë sipas opsioneve me poshtë.
• 5.1 Dorëzim në shtëpi:
• Shpërndarje standarte:
Kosto e transportit do të jetë 200 lekë/porosi brënda qytetit të Tiranës dhe 300 lekë/porosi në të gjithë rrethet e Shqipërisë
Transporti për shpërndarje standarte për blerje/porosi mbi 5.000 lekë do te ofrohet FALAS nga Perfect Fashion.
Ofruesi ynë i transportit do të kontaktojë klientin ditën e dorëzimit të porosisë për të konfirmuar kohën dhe vendin e dorëzimit.

Klienti duhet të bëjë kontrollin e produkteve të dorëzuara nga transportuesi dhe nëse vëren se produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, klienti duhet të dërgojë mail në info@perfectfashion.al ku të përshkruajë të gjitha vërejtjet. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Perfect Fashion për zëvendësimin e produktit. Gjithashtu email-it duhet t’i bashkangjiten foto të produktit sëbashku me dokumentin zyrtar të blerjes së artikullit (kuponin tatimor). Ky reklamim duhet të realizohet brenda ditës që merret porosia.
• 6. NDËRRIMET, KTHIMET & REZERVIMI
Ka trajtime dhe procedura të ndryshme për raste kur nga blerësi do të kërkohet ndërrim, kthim apo rezervim produkti. Më poshtë gjenden përshkrimet e karakteristikave të secilit rast, kostot dhe kushtet e pranimit për:
-Ndërrimin: ai mund të bëhet për ndërrim të të njëjtit artikull me një masë apo ngjyrë tjetër,vetëm duke patur faturën origjinale te blerjes.
-Kthimin: ai mund të bëhet në raste të konstatimit që artikulli është i demtuar apo është dërguar gabim
Referuar specifikave të veçanta që disa artikuj kanë blerësi duhet të marrë parasysh sa më poshtë:
-Për arsye higjiene dhe mbrojtjeje kthimi dhe ndërrimi i artikujve si të brëndshme, rrobabanjo, çorape, geta, vathë nuk do të pranohet.
-Të gjithë artikujt e kërkuar për ndërrim apo kthim duhet patjetër të kenë paketimin e tyre origjinal dhe të padëmtuar, përvec atye që kanë probleme me difekte.
• 7.AFATET KOHORE PËR KTHIMET E NDËRRIMET:
• Afati: Blerësi ka kohë 14 ditë nga data e faturës
• Kosto: Klienti merr përsipër shpenzimet e postës
• Procesi: Klienti kontakton me shërbimin e klientit të kompanisë Perfect Fashion, dhe pasi ka dakordësuar ndërrimin apo kthimin kontakton direkt me nr e postës të cilen e merr nga kompania.
Kthimet e ndërrimet mund të bëhen në:
• Online ne PF web: kontakto në info@perfectfashion.al,
PF do të informojë postën për të bërë tërheqjen e artikullit në adresën ku është dorëzuar porosia. Blerësi duhet të ketë plotësuar formularin përkatës dhe tja bashkangjisë atë pakos për kthim.
• 8. DISPONUESHMËRIA E ARTIKUJVE
Disponueshmëria e artikujve që do të shfaqet për blerësin në PF web i korrespondon gjendjes në magazinë të një dite më parë nga ajo kur klienti po kontrollon produktin dhe për këtë arsye Perfect Fashion nuk garanton disponueshmërinë e plotë në çdo moment të artikujve të publikuar në PF web. Në rast mungese të disponueshmërisë së artikullit, Perfect Fashion merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
• 9. SHËRBIMI I KLIENTIT DHE KANALET E KOMUNIKIMIT
Për çdo pyetje, sugjerim, problem etj lidhur me dyqanin online të Perfect Fashion, klienti mund të kontaktojë shërbimin e klientit nëpërmjet kanaleve me poshtë:
-Telefon: +355 69 30 55 540
-Email: info@perfectfashion.al
Departamenti i Shërbimit të klientit do të presë dhe do t’i përgjigjet shqetësimeve të klientëve sa më parë të jetë e mundur.
• 10. NDRYSHIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME
Perfect Fashion ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të termave e kushteve të përgjithshme për blerjen online në PF web, apo të ndërpresë shitjen nëpërmjet tij, por kjo do të bëhet pa dëmtuar në asnje mënyrë porositë që janë në proces faturimi, paketimi apo dorëzimi.
• 11. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE
PF web është faqja zyrtare e Perfect Fashion. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të markave menaxhuar nga Perfect Fashion.
Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementëve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
• 12. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Perfect Fashion rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale në mënyrë që të përmirësojë menaxhimin e marrëdhenies mes klientelës së saj dhe të promovojë produktet e shërbimet e ofruara në PF Web.
PF mbledh nga blerësi në momentin e bërjes së porosisë të dhënat e mëposhtme: Emër,Mbiemër,Gjinia, Adresa, Qyteti,Tel,Email.

Vetëm personat mbi moshën 18 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të bëjnë një porosi në PF Web. Nëse konstatohet kryerja e ndonjë porosie apo vendosja e ndonjë të dhëne personale nga një person nën moshën 18 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat blerësve janë si më poshtë:
–Dërgim të informacioneve në lidhje me produktet e reja dhe ofertat e përgjithshme nëpërmjet newsletters, SMS me mesazhe ose thirrje telefonike në.
– Dërgim të ofertave speciale të personalizuara që janë ekskluzivisht për blerësit e PF web