Politika e privatësisë
Përdorimi i të dhënave personale

Perfect Fashion rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale të blerësve të saj në mënyrë që të përmirësojë eksperiencën e blerjes dhe marrëdhënien me ta dhe të promovojë produktet.

Kompania mbledh direkt nga blerësi në momentin e përfundimit të porosisë të dhënat e mëposhtme:
Emër, Mbiemër, Gjinia, Adresa, Qyteti, Tel, Email,
Vetëm personat mbi moshën 18 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të bëjnë një porosi në Perfect Fashion web.

Nëse konstatohet kryerja e ndonjë porosie apo vendosja e ndonjë të dhëne personale nga një person nën moshën 18 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe porosia nuk do të proçedohet.

Qëllimet për të cilat PF do të përpunojë të dhënat blerësve janë si më poshtë:

• Përmirësojë eksperiencën e blerjes në www.perfectfashion.al.
• Procesojë porosinë e bërë online ku përfshihen dërgimet mail ose sms text për të informuar mbi statusin e porosisë.
• Pranuar e kryer kthimet apo ndërrimet e artikujve.
• Kontaktuar nëse ka problem logjistike me porosinë
• Dërguar informacione në lidhje me produktet e reja dhe ofertat e përgjithshme nëpërmjet newsletters, SMS me mesazhe ose thirrje telefonike.
• Dërgim të ofertave speciale të personalizuara që janë ekskluzivisht për blerësit e Perfect Fashion web.

Politika e privatësisë

Procesi i përpunimit të të dhënave personale zhvillohet në atë mënyrë që siguron konfidencialitetin e tij.
Kompania dhe bashkëpunëtorët e saj përdorin masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë, ndjekin rregullat dhe procedurat e tjera për të mbrojtur të dhënat personale të blerësit nga çdo qasje e paautorizuar, keqpërdorim apo dhe çdo formë tjetër e përpunimit të paligjshëm.

Transmetimi tek palët e treta

Të dhënat personale të blerësve do të përpunohen nga vetë Perfect Fashion e cila merr masa për mbrojtjen e të dhënave personale të blerësit bazuar në dispozitat/kufijtë specifikë në lidhje me përpunuesit e të dhënave personale të Ligjit Shqiptar nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
a) Shoqëria nuk do të ndajë me asnjë palë të tretë të dhënat personale të anëtarit, pa pëlqimin e tij/saj,.
b) Blerësi jep pëlqimin e tij që të dhënat personale të përdoren,regjistrohen dhe përpunohen nga Perfect Fashion për qëllimet e përmendura më lart, dhe duke përfshirë përjashtimet e mëposhtme:
c) Kur është e nevojshme që çdo person nga stafi, punonjësit, agjentët, kontraktorët, furnitorët ose partnerët e kompanisë Perfect Fashion, të kryejë një shërbim për këtë të fundit, ose të kryejë një detyrë në Republikë të Shqipërisë

(përfshirë fushatat e marketingut, hulumtimin e tregut ose shërbimin ndaj klientit; apo komunikimet e ofertave, uljeve, konkurseve etj)
Klienti pranon që secili nga personat e përmendur në këtë pjesë mund të jetë me shtetësi 5.2. d) Koha e përdorimit të të dhënave personale
Kompania mirëmban dhe përpunon të dhënat tuaja për sa kohë që www.perfectfashion.al do të jetë i aksesueshëm nga ju për të kryer blerje.

Të drejtat e blerësit
Për të gjitha qëllimet e përmendura më lart blerësi mund të ushtrojë në çdo kohë të drejtën për t’i korrigjuar dhe/ose fshirë të dhënat e tij personale, duke kontaktuar shërbimin e Klientit të kompanisë përmes kanaleve të mëposhtme të kontaktit:

o Tel: +355 69 30 55 540
o E-mail: info@perfectfashion.al

Anëtarët kanë të drejtat e mëposhtme:
o Të kërkojë nga kompania që të azhornojë dhe korrigjojë çdo të dhënë personale të vjetëruar ose të pasaktë që shoqëria mban për të (e drejta e ndreqjes).
o Të heqë dorë nga çdo komunikim marketing që kompania mund t’i dërgojë.