Rreth Nesh

Perfect Fashion shpk
Perfect Fashion është kompani tregtare në rajon, që merret me modën dhe tregtinë e modës
me pakicë, me dyqane shitjeje me pakicë në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania përfaqëson markat më të njohura të modës në botë, duke përfshirë Tommy Hilfiger, Samsonite, Timberland, Guess, Replay, Havaianas etj. Për afër një dekadë, kemi ndarë pasionin tonë për modën me klientët tanë, i kemi frymëzuar ata të jenë versioni më i mirë i tyre dhe I kemi ofruar një përvojë blerjeje në një atmosferë të paharrueshme. Biznesi ynë bazohet në një qëndrim transparent dhe të drejtë ndaj markave që përfaqësojmë, punonjësve, konsumatorëve dhe mjedisit.
Perfect Fashion është distributor dhe përfaqësues ekskluziv i brand Sasmonite në Shipëri dhe
Kosovë, dhe përfaqësues ekskluziv i brand Tommy Hilfiger në Shqipëri.

Tommy Hilfiger
Tommy Hilfiger është një nga markat më të njohura të modës në botë. Marka njihet
ndërkombëtarisht për stilin klasik amerikan, duke frymëzuar klientët që nga viti 1985 e deri më
sot, Tommy Hilfiger krijon një stil ikonik. Portofoli i markës përfshin koleksionet Tommy Hilfiger dhe Tommy Jeans. Si koleksion bazë, Tommy Hilfiger njihet në mbarë botën për mishërimin e stilit klasik amerikan në zemër të markës. Koleksioni ofron një gamë të gjerë dizajnesh në mbi 25 kategori, duke përfshirë veshje sportive, veshje të përditshme, këpucë dhe aksesorë për meshkuj, femra dhe fëmijë.

PerfectFashion